CONTACT BOOK NOW

Sales manager

Kualifikimet e kërkuara
Përvojë e mëparshme në shitje në hoteleri ose turizëm, preferohet në hotele apo resorte të kategorisë së lartë.
Aftësi të mira në negocim, komunikim dhe ndërtim marrëdhëniesh profesionale.
Njohuri të tregut të turizmit dhe të kanaleve të shitjes në hoteleri.
Aftësi për të punuar me objektiva dhe për të analizuar rezultatet.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
Përdorim i mirë i paketës Microsoft Office dhe i sistemeve të menaxhimit të hotelit.

Profili që kërkojmë: Një profesionist/e proaktiv/e, i/e organizuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve, që di të përfaqësojë standardin e shërbimit të Marina Bay dhe të ndërtojë bashkëpunime afatgjata.

Qëllimi i pozicionit

Menaxheri/ja i/e Shitjeve është përgjegjës/e për rritjen e të ardhurave të hotelit përmes zhvillimit të klientëve të rinj, ruajtjes së marrëdhënieve me partnerët ekzistues dhe promovimit të dhomave, eventeve dhe shërbimeve të resortit.